75 Mall Live Search
17:26 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Vendoset rifillimi i Superligës së Kosovës, që nga 30 maji

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje ku përveq tjerash është vendosur rifillimi i kampionatit të Kosovës.

“KE përpiloi edhe një pasqyrë të orarit të ndeshjeve të mbetura, e që është në koordinim të plotë me kërkesën e UEFA-s për përfundimin e edicionit më së largu deri më 20 korrik.”, thuhet në lajmërimin e lëshuar.

Sipas planifikimeve që janë bërë po ashtu u tha që stërvitjet grupore pritet të fillojnë që nga 10 maji kurse Superliga do të fillojë që nga 30 maji.

Mirëpo kjo gjë nuk dihet ende nëse do të ndodhë, pasi që do të varet nga masat e vendosura./IndeksOnline/.