75 Mall Live Search
19:24 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Pacolli: Jam qytetar i rëndomtë, i respektoj të gjitha masat!

Behgjet Pacolli, ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës.

Ai tha se nuk e ka thirrë askënd në Kosovë, që të bëjnë përjashtime për të.

“Jam qytetar i rëndomtë si të gjithë ju, dhe derisa e du vendin tim, i nënshtrohem të gjitha masave të cilat janë ndërmarrë”, tha ai.

Pacolli më tutje tha se nuk i rezistoj këtyre masave.

“Nuk i rezistoj këtyre masave, i respektoj normat që janë marrë për cdo qytetarë”.

Ai tha që derisa ka një normë të rregullt për qytetarët e Kosovës, ai është i pari që do e zbatojë./Indeksonline/