75 Mall Live Search
23:49 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Edon Zhegrova vlerësohet si një nga futbollistët më të mirë për driblime në ligën zvicerane

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova i cili aktualisht është i huazuar te skuadra zvicerane Basel, po vlerësohet për aftësinë e tij në driblime.

Zhegrova edhe pse luajti mjaftë pak ai prap u vlerësua si një nga futbollistët që ka arritur më së shumti driblime të sakta në ligën zvicerane, transmeton IndeksOnline.

21 vjeçari u huazua nga Genk te skuadra e Baselit gjatë vitit 2019.

Kurse deri më tani në këtë sezon ka arritur të luaj në 14 ndeshje ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 3 asistime./IndeksOnline/.

Image