Haziri i lumtur që lakorja e infeksionit me Covid-19 po shkon drejt zeros në Gjilan

Lutfi Haziri është i lumtur që lakorja e infeksionit me Covid-19 po shkon drejt zeros në Gjilan.
Ai thotë që kjo është arritur falë punës së jashtëzakonshme të Shtabit për menaxhimin e emergjencave dhe lojalitetit qytetar, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
#Dita49. Jam tepër i lumtur që lakorja e infeksionit me #Covid19 po shkon drejt zeros në Gjilan. Kjo është arritur falë punës së jashtëzakonshme të Shtabit për menaxhimin e emergjencave dhe lojalitetit qytetar. Besoj shumë që në javën e ardhshme fillojmë me lehtësimin e masave në ekonomi dhe në qarkullimin e lirë të njerëzve. Duroni vetëm edhe pak ditë. #rriNshpi