Vushtrria vazhdon të këndellet, asnjë rast i ri me koronavirus

Sot janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID19, ndërsa janë shëruar 22 të infektuar.
Lajme të mira ka edhe nga Vushtrria.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli, ka treguar të dhënat e fundit.
Ky është postimi i tij:
Lajm i mirë: 1 testim dje dhe 2 testime sot, janë bërë për Covid 19 nga Komuna e Vushtrrisë, dhe të 3 rastet kanë rezultuar negativ(-).
Vazhdoni të respektoni masat, bashkë po ja dalim mbarë.