Shtyhet konferenca e Vjosa Osmanit!

Nga zyra e Kuvendit kanë paralajmëruar se sot kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbaj konferencë për media.
Kjo ishte paraparë të ndodh në ora 12:00 në oborrin e Kuvendit, shkruan IndeksOnline.
Mirëpo, në një njoftim për media nga Kuvendi kanë bërë të ditur se kjo konferencë do të shtyhet.
Në njoftim nuk bëhet e ditur se në sa ora do të dal Osmani para mediave.
Po ashtu nuk është treguar tema për të cilën do të flitet në konferencë.
“Konferenca për media e kryetares së Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, e paraparë për orën 12:00, shtyhet.
Për kohën e mbajtjes do të njoftoheni gjatë ditës”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/