75 Mall Live Search
18:28 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Totti e mbron Salahi-n dhe tregon të vërtetën

Ka qenë viti 2017-të dhe shumë pak mund të kishin imagjinuar se në aksin Roma-Liverpool do të shkruhej historia.

Mohamed Salah kaloi nga verdhekuqtë te Të Kuqtë dhe me ekipine  Klopp ka ndryshuar çdo ekuilibër, duke u bërë një nga liderët e formacionit anglez.

Në dy vite ka arritur dy finale të Champions league, duke fituar njërën. Në ëtë sezon, ndër të tjera, po udhëhiqte Liverpool-in drejt titullit të parë në Premier Leaguye në 30 vite para se të vinte ndalesa për shkak të Coronavirus-it.

Tifozët e Roma-s nuk kanë qenë kurrë dakord me transferimin e Salah. Francesco Totti, ish-kapiteni i verdhekuqvee, ka hedhur dritë në lidhje me ëtë çështje në një lidhje direkte në Instagram:

“Dua të sqaroj gjërat: Salah nuk na ka braktisur. Në atë moment klubi ishte në krizë. Nuk ka qenë ai që ka dashur të largohet. Është e drejtë të thuhet si kanë shkuer gjërat”, ka thënë Totti.