Sveçla prezanton këshilltarin e tij të jashtëm, thotë se do të jetë pa kosto

Ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka njoftuar se sot kabinetit të tij iu bashkua si këshilltar i jashtëm edhe J.K Chaney.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Z. Chaney është specialist i çështjeve të sigurisë dhe ka përvojë të gjatë këshillimi në nivele të larta vendimmarrëse.
Në përvojën e tij përfshihet puna këshilluese e ekspertiza në ShBA, në nivel të Kongresit, Senatit e Departamentit të Shtetit, por edhe në Lindje të Mesme e Afrikë, ku ka këshilluar krerë shtetërorë, qeveri, organizata ndërkombëtare dhe korporata të mëdha.
Me përgatitjen e tij si ekspert i sigurisë, organizimit operacional dhe menaxhimit të krizave, stafi ynë fiton vlera e cilësi. Kontributi i tij, i cili është “pro bono”, pra është këshillim pa pagesë dhe pa kosto për Kosovën, do të jetë tejet i rëndësishëm, duke pasur parasysh situatën e veçantë në të cilën gjindemi me pandeminë.
Kemi shumë punë para vetes, por me ndershmëri, vendosmëri dhe ekspertizë, do t’i’a dalim.