75 Mall Live Search
20:35 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Abazi: Dështoi tentimi për kontrabandim centrifugal të dekretit në ora 16:00

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, përmes një postimi të bërë në Facebook ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit për formimin e qeverisë.

Abazi ka thënë se dështoi tentimi për lufta e sukseshme e qeverisë Kurti me COVID19 vazhdon, deri në zgjedhjet e reja ku sovrani e thotë fjalën e vet.

Ky është postimi i plotë:

Dështoi tentimi për kontrabandim centrifugal të dekretit në ora 16:00, para festës zyrtare dhe vikendit, me synimin për të krijuar një qeveri jolegjitime e cila e gjunjëzon Kosovën para listës Serbe dhe interesave të Vuçicit.

Lufta e sukseshme e qeverisë Kurti me COVID19 vazhdon, deri në zgjedhjet e reja ku sovrani e thotë fjalën e vet.

Veprimet tinëzare nuk munden të shpërqëndojnë fokusimin tonë në mbrojtjen e çdo jete dhe shëndetin e sistemit ekonomik e financiar të vendit tonë.