75 Mall Live Search
23:57 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Kim Jong-un paraqitet në publik, pas spekulimeve për shëndetin e tij

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka bërë paraqitjen e parë publike pas 20 ditësh, pas spekulimeve për shëndetin e tij.

Agjencia e lajmeve “Kona”, raporton se lideri koreano- verior ka prerë shiritin e një fabrike të plehrave. Raportimet e fundit të mediave shtetërore nuk mund të konfirmohen për shkak të mungesës së pamjeve.

Kim, 36 vjeç, u pa për herë të fundit në një takim qeveritar më 11 prill dhe çuditërisht ai mungonte në festën e ditëlindjes së gjyshit të tij të ndjerë Kim Il-Sung, më 15 prill

Sipas mediave të huaja mësohet që Kim kishte kaluar një procedurë kardiovaskulare dhe po kurohet në një vilë në provincën e Phyongan të Veriut.