Hana Noka- autorja e parë shqiptare që fiton një çmim në SHBA, ia dhuron Prishtinës

Hana Noka – fituese e çmimit prestigjoz “BEVERLY HILLS BOOK AWARDS” 2020, për librin e saj “Besa Po” dhe bëhet autorja e parë shqiptare që fiton një çmim në SHBA.
Për shkak të rrethanave me pandeminë, ceremonia e ndarjes se çmimeve është anuluar dhe cmimet vetëm janë publikuar, kurse autorëve ja kanë dërguar çmimet me dërgesa speciale.
Hana ka vendosë që çmimin e saj të ja dhuroj Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë si simbolikë për vajzat e reja se cdo gjë është e mundur, shkruan Indeksonline.
Përndryshe, një ekip i shkrimtarëve të njohur te skenarëve të filmave në HollyWood janë duke punuar në skenarin për film të metrazhit të gjatë në bazë të librit ‘Besa Po’.
Hana është në negociata me disa produksione të mëdha rreth filmit dhe procedurave teknike.
Pritet që në këtë projekt filmik me buxhet disa milionësh, që përkrah Hanës në film të janë edhe disa emra të njohur të aktorëve amerikanë.
Plani ka qenë që xhirimet të fillojnë në vjeshtë të këtij viti por tani në rrethanat e reja të pandemisë, xhirimi i filmit do të shtyhet për 2021.
Linku i Beverly Hills Book Awards- Besa Po by Hana Noka është nën kategorinë: Historical Fiction./Indeksonline/