75 Mall Live Search
20:27 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Franca planifikon të zgjasë masat emergjente deri në korrik

Qeveria franceze me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ka planifikuar zgjatjen e masave emergjente deri më 24 korrik.

Ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran ka thënë se propozimi do të prezantohet para parlamentit të hënën.

Ai ka thënë se shfuqizimi i gjendjes së jashtëzakonshme, që ka nisur më 24 mars, do të përbënte hap të “parakohshëm” dhe rrezikon rritjen e numrit të të prekurve.

Deri më tani, Franca ka regjistruar më shumë se 167,000 persona të infektuar dhe 24,628 të vdekur si pasojë e sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi.