Topanica del nga karantina!

Edhe fshati Topanicë në Kamenicë ka dal sonte nga karantina, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Ai ka bërë thirrje që lëvizjen e lirë t’a shfrytëzojnë qytetarët për dalje të domosdoshme.
“Nga tash e tutje, Topanica lirohet nga karantina. Lus gjithsecilin prej jush që lëvizjen e lirë t’a shfrytëzoni vetëm për dalje të domosdoshme.
Ulja e intesitetit të të infektuarve është diçka pozitive dhe shpresojmë që trendi i uljes të rritet edhe më shumë ditëve në vijim”, ka thënë ai./IndeksOnline/