75 Mall Live Search
21:40 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Suhareka lirohet nga karantina

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që Komunën e Suharekës ta lirojë nga masa e karantinimit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një njoftimi në Facebook.

“Suhareka sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë tashmë nuk është në zonë karantinë. Natyrisht rregullat tjera të caktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë do të zbatohen”.

“Kujdesi edhe më tutje duhet të vazhdoj sepse në këtë formë edhe mund ta ndalojmë përhapjen e virusit Covid-19. Ju faleminderit për zbatimin e masave, mirëpo ju lutemi që edhe më tutje ti zbatoni rregullat”.