75 Mall Live Search
09:12 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Në kërkim ndërkombëtar prej 2 vitesh, por fshihej në vendlindje, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër

Një 40-vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku dhe ishte strehuar përgjatë kësaj kohe.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com  se në pranga ka rënë J. V., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tij është kryer pasi në vitin 2018 gjykata e Milanos në vitin 2018, ka lëshuar urdhër-arrestin për shtetasin J. V., për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.  

Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë.