Sulm ndaj personit zyrtar në Prishtinë

Dje rreth orës 18:28, në Prishtinë, është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi kanë shtënë me armë zjarri kanë ikur me veturë dhe gjatë tentimit për ta ndaluar veturën e të dyshuarve është goditur viktima mashkull kosovar (zyrtar policor).
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja.
Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar./Indeksonline/