Smrekonica sot largohet nga karantina

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se Smekonica sot largohet nga karantina.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka bërë thirrje që te vazhdohet me kujdes, duke e mbajtur distancën dhe respektuar orarin e qarkullimit.
“Smrekonica sot largohet nga karantina. Sapo bisedova në telefon me Ministrin Vitia dhe më konfirmoi që kërkesa edhe e jona por edhe e banorëve po realizohet sot sipas rekomandimit të IKSHPK”, ka shkruar Tahiri.