75 Mall Live Search
15:49 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Si po rikthehet jeta në vendet e Europës

Europa ka nisur të zbusë masat kufizuese që u vendosën si pasojë e pademisë së Covid-19. Nga dita e hënë, 4 Maj në disa shtete të Europës, këto masa do të zbuten edhe më tej.

Në Itali, në disa sektorë si ndërtim, automobilë, puna ka rifilluar më 27 prill. Duke nisur nga e hëna, italianët mund të vizitojnë familjet e tyre dhe të bashkohen në numër të kufizuar.

Parqet do të rihapen me ruajtjen e distancimit social. Sektori i prodhimit, sektori i ndërtimit dhe tregtia me shumicë do të jenë të hapura. Baret dhe restorantet do të kenë të drejtë të shesin produktet, por pa lejuar uljen në tavolina.

Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në shtator. Lëvizjet do të vazhdojnë të jenë të kufizuara brenda qyteteve.

Në Spanjë,  kufizimi shumë strikt i vendit u lehtësua më 26 prill me autorizimin e daljeve për të shëtitur një orë për femijët e shoqëruar nga një i rritur dhe që prej të shtunës me autorizimin për moshën mbi 14 vjeç për të bërë sport ose për të shëtitur.

Duke nisur nga e hëna, disa biznese të vogla si parukeritë do të mund të marrin klientët individualisht, me takime. Baret dhe restorantet do të kenë të drejtë vetëm të shesin. Maska do të jetë e detyrueshme në transport. Shkollat do të mbyllen deri në shtator.

Në Gjermani, pjesa më e madhe e dyqaneve prej 800 metra katrorë janë rihapur më 20 prill. Duke nisur nga e hëna, shkollat do të rihapen gradualisht në disa lande.

Parukeritë do të rihapen. Vendet e kultit, muzetë, memorialet, kopshtet zoologjike, zonat e lojërave, vendet kulturore, baret, restorantet, përveç dërgesave, terrenet e lojrave, terrenet sportive do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura.

Grumbullimet e mëdha do të qëndrojnë të ndaluara deri të paktën më 31 gusht. Maska gradualisht e detyrueshme në transport dhe dyqane.

Në Austri, Vjena ka autorizuar tashmë rihapjen e disa bizneseve jo thelbësore. Dyqanet e mëdha ushqimore, parukieritë dhe ambientet sportive në natyrë (tenis, golf,) u rihapën këtë fundjavë.

Kufizimet e lëvizjeve janë hequr, tubimet lejohen deri në 10 persona, me respektimin e distancimit social.

Të hënën, studentët e vitit të fundit në gjimnaz do të rikthehen në shkollë, para një kthimi gradual në shkollë për të tjerët. Restorantet pritet të rihapen në mes të majit. Maska do të jenë të detyrueshme në transport dhe dyqane.

Në Belgjikë, Portugali, Slloveni, Poloni, Kroaci, Serbi dhe Greqi gjithashtu ka hënë do të happen më shumë biznese dhe qytetarët do të kenë më shumë liri për të dalë.

Në Islandë, universitetet, muzetë dhe sallonet e bukurisë do të rihapen të hënën.

Danimarka dhe Norvegjia, nën “gjysmë kufizim”, ishin ndër vendet e para europiane që lehtësuan kufizimet e tyre. Danezët ishin të parët që u kthyen në shkollë në 15 prill.