75 Mall Live Search
16:21 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Kurti: Liria e medias thelbësore për çdo demokraci, që udhëheqësit t’i mbajnë përgjegjësitë

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se media e lirë është thelbësore për çdo demokraci.

Sipas tij kjo është e nevojshme për të ekspozuar padrejtësitë dhe që udhëheqësit t’i mbajnë përgjegjësitë.

“Shtypi që tregon të vërtetën bazuar në fakte dhe prova i mban qytetarët mirë të informuar”, shtoi Kurti, transmeton Indeksonline.

Ai tha se pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias na kujtohet se kjo është thelbësore./Indeksonline/