75 Mall Live Search
21:19 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Deputetja e LDK-së për vdekjen e 26 vjeçarit: Lajm tragjik, informacionet e të cilit pritet të jenë edhe më të detajuara

26 vjeçari Agon Musliu humbi jetën tragjikisht sonte duke u hedhur nga kati i pestë i konviktit numër 7 në Qendrën Studentore.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e LDK-së nga qyteti i Gjilani, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Ajo tha se ky lajm është tejet pikëllues për të gjithë, e sidomos për familjarët e të afërmit, trasnmeton Indeksonline.

Bunjaku-Rexhepi shtoi se është vërtet e pikëlluar për këtë lajm tragjik, informacionet e të cilit pritet të jenë edhe më të detajuara.

Postimi i plotë:

Vdekja tragjike e një të riut është lajm tejet pikëllues për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky lajm më mërziti shumë dhe ngushëllojmë të gjithë familjarët dhe afërmit e tij! Lutemi për Gjilanin dhe krejt Kosovën, që lajme të tilla për vdekje tragjike të grupmoshave të reja, të mos vijnë më kurrë! Vërtet, jam e pikëlluar shumë për këtë lajm tragjik, informacionet e të cilit priten të jenë edhe më të detajuara! Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve e qytetarëve tanë!