Gjilani u përball me kronikën e zezë gjatë pandemisë, Haziri kërkon që rasti i fundit mos të politizohet

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Faceboo, duke folur për rastin tragjik të djeshëm në karantinë, kë kërkuar që ky rast mos të politizohet, por organet ta zbardhin deri në fund.
Ai tha gjithashtu se Gjilani, është përballuar me kronikën e zezë gjatë periudhës së pandemisë.
Ky është postimi i plotë:
Me dhembje të madhe, sot ia dhamë lamtumirën e fundit studentit të shkëlqyer dhe familjarit të jashtëzakonshëm, Agon Musliu, i cili pësoi nga kthimi në karantinë. Kërkoj të mos politizohet rasti, por organet ta zbardhin deri në fund. Ngushëllimet më të sinqerta prindërve të tij, familjes së gjerë, Gjilanit dhe Kosovës. Dhashtë Zoti që të jetë rasti i fundit.
Gjatë periudhës së pandemisë #Covid19, Gjilani është përballur me kronikën e zezë. E kemi tentimvrasjen në familjen Maloku, vdekjen e 32-vjeҫarit, Amir Veliu në Burgun e Dubravës, në ditën kur do të dilte, vdekjen tragjike e 26-vjeҫarit, Debatik Huruglica në aksident komunikacioni, ndërsa rasti i fundit mbrëmë është gjetja e trupit të pajetë të B.O., në lumin Llapushnica të Karadakut!