Ujësjellësi “Prishtina”, tender mijëra euro për kemikate, trajtimin e ujit dhe atestimin e bombolave!

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, përgjatë këtyre ditëve ka arritur të finalizojë me tender një tjetër kontratë.
Këtë herë, Ujësjellësi “Prishtina”, do të furnizohet me kemikate për trajtimin e ujit dhe atestimin e pajisjeve (bombolave), shkruan Indeksonline.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 200.000,00 euro, porse e njëjta është nënshkruar për 114.465,50 euro.
Kontrata në fjalë është nënshkruar për 24 muaj, dhe nuk është se ka kushtuar pak.

Tenderi në fjalë u është dhënë Grupit të Operatorëve Ekonomik LIGHT HOUSE SH.P.K.; INFINITT SH.P.K.; JAHA COMPANY sh.p.k.
Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë sipas prokurimit ka qenë 217.185,00./Indeksonline/