75 Mall Live Search
21:34 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Nice nuk ushtron të drejtën e blerjes, mbrojtësi shqiptar rikthehet te Lazio

Aventura e mbrojtësit me origjinë shqiptare Riza Durmishi, në klubin francez të Nices ka zgjatur shumë pak muaj, pasi francezët kanë vendosur të mos ushtrojnë të drejtën e blerjes së tij dhe e kanë rikthyer te Lazio.

Mbrojtësi anësor që luan me Përfaqësuesen e Danimarkës ishte pjesë e Lazios, por nuk po gjente hapësira dhe në janar u transferua te francezët, që vendosën të mos e blejnë dhe duke qenë se sezoni në Ligue 1 u mbyll, lojtari u rikthye menjëherë te italianët.

Tani futbollisti mund të rinisë stërvitjen me skuadrën e Inzaghit, por nuk mund të aktivizohet në fushën e lojës, nëse sezoni rifillon, megjithatë mund të festojë titullin kampion, nëse bardhekaltrit do t’ia dalin ta fitojnë.