75 Mall Live Search
09:34 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Elon Musk i vendosi të birit emrin X Æ A-12, ky është kuptimi i tij

Claire Boucher, e njohur si Grimes, partnerja e Elon Musk shpjegoi në Twitter emrin e të birit në Twitter: X Æ A-12

X qëndron për ndryshoren e panjohur, Æ për Ai (dashuri dhe/ose Inteligjencë Artificiale). A-12 është pararendësi i SR-17, aeroplani i preferuar i çifit.

“Pa armë, pa mbrojtje, thjesht shpejtësi. Madhështor në betejë, por jo i dhunshëm,” shkroi Grimes. Po kështu A është për Archangel (kryeëngjëll).

Musk është baba i gjashtë fëmijëve nga martesa me ish-bashkëshorten Justine Wilson (një prej fëmijëve nuk jeton më). X Æ A-12 është fëmija i parë për Grimes.