75 Mall Live Search
12:23 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Nis lehtësimi i masave, nga dita e premte fillon pranimi i rrobave për të burgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve, se nga dita e premte do të fillojë me hapat e parë të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19 në institucionet korrektuese.

SHKK nga data 08.05.2020 do të filloi me pranimin e rrobave për të burgosurit, rrobat mund të dërgohen nga një familjar i të burgosurit ose përmes postës, transmeton Indeksonline.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve  rreth hapave në vazhdim”, thuhet tutje në njoftim./Indeksonline/