Gjykata Kushtetuese merr vendim për Komunën e Prizrenit, pas ankesës së PDK-së

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dhënë vendimin e saj në lidhje me kërkesën e deputetit Uran Ismaili dhe 29 deputetëve të tjerë në lidhje me vlerësimin e Kushtetutshmërisë së vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë të datës 12 prill 2020 për shpalljen e komunës së Prizrenit “zonë karantinë”; dhe Vendimeve [nr. 229/IV/2020], [nr. 238/IV/2020], [nr. 239/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19 në territorin e Komunave të Prizrenit, Dragashit dhe Istogut.
Në këtë vendim të siguruar nga IndeksOnline është konstatuar shkelja kushtetuese në këto katër komuna. Pra shpallja e tyre si zona karantinimi është vlerësuar si jo kushtetuese. Derisa orari i lëvizjes është vlerësuar në përputhje me kushtetutën e vendit.
Derisa për Prizrenit në pikat (I, II, III, IV, VI, VII dhe VIII), është në përputhshmëri me
nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës
në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria
e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;, për pikat e tjera ka dhënë këtë vlerësim si vijon:
VENDOS
I. TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;
II. TË SHPALLË, njëzëri, që Vendimi [nr. 229/IV/2020] i 14 prillit 2020 i
Ministrisë së Shëndetësisë,“për parandalimin, luftimin dhe eliminimin
e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në territorin e Komunës së Prizrenit
(pikat I, II, III, IV, VI, VII dhe VIII), është në përputhshmëri me
nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës
në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria
e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;
III. TË SHPALLË, njëzëri, që Vendimet [nr. 238/IV/2020] dhe [nr.
239/IV/2020] e 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për
parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut (pikat I, II, III, V, VI dhe VII),
respektivisht, janë në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të
Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35
[Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të
Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;
IV. TË SHPALLË, më shumicë votash, që pika V e Vendimit [nr.
229/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për
parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID19” në Komunën e Prizrenit, dhe pika IV e Vendimeve [nr.
238/IV/2020] dhe
[nr. 239/IV/2020]
të 14 prillit 2020 të Ministrisë së
Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes
ngjitëse COVID-19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut, përkitazi me
kundërvajtjet administrative, nuk janë në përputhshmëri me nenin
55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje
me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e
lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;
V. TË SHPALLË, me shumicë votash, që Vendimi [nr. 214/IV/2020] i 12
prillit 2020 i Ministrisë së Shëndetësisë për shpalljen e Komunës së
Prizrenit “zonë karantinë”, nuk është në përputhshmëri me nenin
55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje
me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e
lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;
VI. TË SHPALLË, të pavlefshëm, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës,
pikën V të Vendimit [nr. 229/IV/2020] dhe pikën IV të Vendimeve [nr.
238/IV/2020] dhe
[nr. 239/IV/2020]
, të cekura në pikën IV të këtij.
Ndryshe edhe Prishtina, Malisheva e komuna të tjera janë shpallur më parë si “zonë karantine”, për çka ka pasur pakënaqësi nga ana e udhëheqësish së këtyre komunave dhe qytetarëve, kjo për shkak të numrit jo shumë të madh të të prekurve me Covid-19.


