E quan të birin X Æ A-12, bosi i Tesla-s zbulon kuptimin e emrit të çuditshëm

Shefi ekzekutiv i Tesla dhe Space X Elon Musk dhe këngëtarja Grimes kanë zgjedhur një emër të veçantë për djaluin e tyre të porsalindur. Emri i veçantë që ato kanë zgjedhë është X Æ A-12.
Elon Musk përmes një postimi në Tëitter është shprehur se foshnja do të quhet X Æ A-12. E dashura e tij më vonë dha edhe një sqarim përse ia vendosën pikërisht këtë emër. Ky është një ndër emrat më të rrallë dhe çuditshëm në botë ku shumë njërëz janë bërë kurioz për faktin se si do të shqiptaohet ky emër. .
Kur Musk zbuloi emrin, shumë njerëz e pyetën nëse e kishte seriozisht. Dhe përgjigjen e dha këngëtarja Grimes, emri i vërtetë i së cilës është Claire Boucher. Me anë të një postimi në Twitter, ajo shpjegoi kuptimin e emrit të foshnjës së tyre.

Æ është nëj bashkim gërmash i a dhe e, që është përdorur në latinishten dhe anglisheten e vjetër por tani nuk përdoret më. Këngëtarja përdori Æ edhe më parë, duke titulluar një këngë të albumit të saj të fundit 4ÆM.
A-12 është një aeroplan Lockheed i ndërtuar për CIA. Ndërkohë nuk kanë dhënë asnjë detaj se cili do të jetë shqiptimi i këtij emri të çuditshëm që ato kanë zgjedhë për foshnjën e tyre.