Kastrati me lajm të mirë: 16 mostrat nga Kamenica, rezultuan negativ

Janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me COVID19, ndërsa 43 persona tashmë janë shëruar.
E një lajm të mirë ka dhënë për komunën e tij, edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Ai ka njoftuar se nga 16 mostrat e marra të gjitha, kanë rezultuar negativ.
Ky është postimi i plotë:
Lajme shumë të mira për komunën tonë?
Nga 16 mostra të marra nga Instituti i Shëndetësisë Publike, të gjithë kanë rezultuar negativ.
Prej tyre kanë qenë 11 testime që ishin pozitiv me COVID-19, e që do ritestohen përsëri për të parë nëse janë shëruar plotësisht dhe pesë (5) testime raste të reja që kanë dalë negativ ndaj virusit SARS-CoV-2 .
Deri më tani numri i të shëruarve në komunën tonë ka arritur në 17, kurse nga ritestimet e nesërme pritet që ky numër të rritet.
Shpresoj që trendi i numrit të të shëruarve të rritet akoma ditëve në vijim. Edhe pak na mbeti deri në normalitet.
Faleminderit për bashkëpunimin gjithë qytetarëve