75 Mall Live Search
10:48 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Presidenti: Falë institucioneve tona të shëndetit publik, kemi numër të vogël viktimash nga COVID-19

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur sot para mediave për Samitin e Zagrebit që u mbajt dje.

Thaçi ndër të tjerash tha se fokus i tij në këtë Samit ishte pikërisht kërkesa për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Përpos kësaj ai deklaroi se është diskutuar fillimisht edhe për pandeminë COVID-19.

Presidenti theksoi se falë institucioneve tona të shëndetit publik, falë mjekëve tani kemi një numër të vogël viktimash, transmeton Indeksonline.

“Dëshiroj që fillimisht të falënderoj shtetin kroat, kryeministrin për organizimin e këtij samiti dhe shprehë mirënjohje për krijimin e mundësisë që Kosova të përfaqësohet në nivel të barabartë sigurt të gjithë të tjerët, si shtet i pavarur dhe Sovran.Ajo çka sot dua të theksoj është se thuajse të gjithë liderët kanë folur për rëndësinë e vazhdimisht të luftës apo për të sfiduar pandeminë duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat e COVID019.Falë institucioneve tona të shëndetit publik, falë mjekëve tanë kemi një numër të vogël viktimash. Fokusi mbetet edhe sot edhe në ditët e javët e ardhshme, në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, por në të njëjtën kohë në hapa të mëtutjeshëm edhe prioriteti për ringjalljen e ekonomisë. Dua të falënderojë shtetet anëtare të BE-së që kanë dhënë ndihmë ndaj institucioneve të Kosovës. Përkundër pandemisë, Kosova mbetet e fokusuar në prioritetet e saj, në veçanti në funksionimin e institucioneve demokratike, efektiv dhe efikas dhe forcimin e sundimit të ligjit, sfidimin e COVID-19 dhe vazhdimin e funksionimit të shtetit”, tha Thaçi./Indeksonline/