75 Mall Live Search
13:44 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, bëhet drejtor në Komunë

Ish-deputeti i PDK-së, Abdyl Ymeri është emëruar drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Skënderaj.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Skënderajit, Bakim Jashari.

“Sot kam emëruar Abdyl Ymerin Drejtor të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Skenderajt.

Me mbi 20 vite përvojë pune në pozita udhëheqëse në nivelin lokal dhe atë qendror, si Deputet i Kuvendit të Kosovës, Zv/Ministër, Drejtor për disa mandate e Nënkryetar në Komunën tonë, Abdyl Ymeri është vlerë e shtuar e qeverisjes sime lokale dhe garanci e suksesit të përbashkët.

Sot dua të falënderoj për angazhimin e deritanishëm Ud. Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ramiz Shala.

Me Avdyl Ymerin Drejtor, me profesionalizmin dhe përvojen e tij shumë vjeçare do të vazhdojmë të kemi prioritet zhvillimin e politikave rinore, sportit dhe kulturës në komunën tonë” thuhet në njoftimin e Jasharit./Indeksonline/