75 Mall Live Search
18:02 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Për shkak të Covid-19, çifti i njohur po qëndrojnë të ndarë në dy kontinente të ndryshme

Courteney Cox dhe i dashuri i saj prej shumë vitesh, muzikanti Johnny McDaid , janë detyruar të karantinohen veçmas, dhe kjo ka qenë e vështirë për ta që të ndahen kaq gjatë.

“Atij i është dashur të shkonte në Zvicër për të shkruar dhe në vend të kësaj, ai duhej të shkonte në Angli së pari dhe më pas, ndodhi krejt papritur, [karantina],” i tha ajo Ellen DeGeneres.

 “Unë nuk e kam parë atë kaq gjatë dhe ju nuk e kuptoni, ne kalojmë shumë kohë në FaceTime, por tani, oh, Zoti im, thjesht më ka marrë malli, ju e dini, prekjen e tij fizike. Thjesht të gjitha. Ka qenë e vështirë, vërtet. Kjo është koha më e gjatë që kam kaluar larg tij”, u shpreh aktorja.

Cifti u panë për herë të fundit së bashku në muajin mars, para se të fillonte faza e masave ndaj Covid-19./Indeksonline/