Njofton Ahmeti: Kemi vetëm pesë raste aktive në Prishtinë

Sot në Kosovë ka testuar pozitivisht vetëm një person me koronavirus, ndërsa 28 janë shëruar.
Shpend Ahmeti tha se në Komunën e Prishtinës nga sot janë vetëm 5 raste aktive.
Njoftimi i plotë:
Edhe sot asnjë rast në Prishtinë, e 9 të shëruara. Pra, prej sot kemi vetëm pesë raste aktive në Prishtinë. Por sot lajm edhe më i mirë është që kemi vetëm një rast shtesë në krejt Kosovën nga 194 testime./Indeksonline/