75 Mall Live Search
13:44 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

Robertson tregon që është penduar, për këtë veprim që kishte bërë ndaj Messit

Andry Robertson ishte përballur me Messin në Ligën e Kampionëve në Anfield.

E në atë ndeshje Robertson kishte bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj futbollistit të Barcelonës, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo siç duket Robertson është penduar për atë veprim, pasi që në një deklaratë të tij ka thënë që nuk do të vepronte më asnjëherë njëjtë dhe se i vinte keq se çfarë kishte bërë.

“Është diçka që nuk do ta bëja përsëri, kjo është e sigurt. Është thjesht mosrespektim ndaj lojtarit më të mirë që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë”, tha futbollisti i Liverpoolit./IndeksOnline/.