Higuain drejt largimit, Juventusi rrëmben sulmuesin e rivalëve

Juventusi ka nisur punën të gjejë zëvendësuesin e Gonzalo Higuain dhe emri që përmendet më shumë në këtë kohë është ai i Arkadiusz Milik. Futbollisti i Napolit me shumë mundësi do të largohet në verë dhe “Zonja e Vjetër” ka nisur kontaktet me menaxherët e futbollistit.
Higuain pritet të rikthehet në Argjentinë te River Plate, ndërsa Juvja nuk do të gjendet e papërgatitur. Torinezët po mendojnë që të bindin Milik dhe gjasat janë që një marrëveshje e tillë të ndodhë sipas asaj që shkruan Calciomercato.com.
Opsionet e parë të kampionëve të Italisë janë Mauro Icardi nga Interi, por futbollisti është një tentativë e shtrenjtë me PSG që e ka në duar. Në krahun tjetër është dhe Gabriel Jesus nga skuadra e Manchester City-t, por torinezët i druhen një çmimi të kripur.