75 Mall Live Search
16:16 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

Rregullat që nuk duhet t’i thyeni kurrë në një marrëdhënie dashurie

Jeta do të ishte shumë më pak problematike nëse do kishim disa truke apo këshilla se si të vepronim në situata të vështira.

Këtu janë katër “sekretet” kryesore për mënyrën se si të krijoni një marrëdhënie në harmoni dhe afatgjatë.

Ju nuk mund ta detyroni dikë që t’iu dojë. Njerëzit nuk janë të detyruar të kthejnë pas dashurinë. Ne duhet t’i trajtojmë ndjenjat dhe zgjedhjet e të tjerëve me respekt. Ju mund të përmirësoni veten dhe të bëheni më të mirë, pastaj t’i bëni njerëzit që t’iu duan vetvetiu, pa asnjë detyrim

Nëse jeni të dashuruar, do ta ndjeni këtë. Gjithkush ka të paktën një ide të përafërt për qëndrimin e mirë dhe paraqitjen e duhur tek të tjerët. Ju patjetër që do ta vini re nëse dikush ju dallon nga të tjerët, shpenzon shumë kohë me ju, ju respekton dhe kujdeset për ndjenjat tuaja, pavarësisht situatave. Por, nëse partneri juaj duket se gjithmonë nuk ka kohë për ju, atëherë nuk ka justikime.

Ju duhet të doni së pari veten, në mënyrë që të jeni të gatshëm për të dashur dikë tjetër. Të duash veten nuk është egoizëm apo të lartësoni veten: është thjeshtë respekti për dëshirat dhe ndjenjat tuaja. Kjo nënkupton se kurrë nuk duhet të tradhtoni veten për hir të kënaqësive të dyshimta ose për t’i shërbyer dikujt që është indiferent ndaj jush. Nëse dini si ta doni veten tuaj, atëherë do t’i trajtoni edhe njerëzit e tjerë me dashuri dhe respekt dhe asnjëherë nuk do ta bëni partnerin të bëjë diçka kundër vullnetit të tij.

Mos e mbani dikë peng gjithë jetën. Ky është një gabim fatal. Sa do të keni qenë në një lidhje të gjatë, kjo është mizore dhe tingëllon si pengmarrës sepse askënd nuk mund ta detyroni t’iu dojë përgjithmonë, pavarësisht nëse i keni dhuruar 3 fëmijë apo keni ndërtuar jetën me atë. Nëse ndodhë që ndjenjat të zbehen, mendoni se çfarë është më mirë: t’i jepni fund historisë së vjetër dhe të lloni një të re, pa imponuar asnjë për të qëndruar me ju.