Qalaj: Policët kanë marrë ushqim nga shtëpia, kemi kërkuar t’iu kompensohet shujta

Me orar të shtuar Policia e Kosovës po qëndrojnë vazhdimisht në terren për të mbajtur rend dhe siguri për qytetarët e vendit tonë.
Drejtori Rashit Qalaj, në Debat Plus ka folur rreth kohës së pandemisë, për angazhimin e policisë dhe ka thënë se është shumë i kënqur me punën e tyre, transmeton Indeksonline.
Ai ka thënë se policia ushqimin e kanë siguruar vet, pasi që kjo gjendje është diçka e re dhe s’kanë dashur të ndodhin keqkuptime që të pranojnë udhqim nga qytetarët apo bizneset.
“Është e vërtetë që jam kontaktuar nga punëtorë të bizneseve që kanë shpreh gatishmëri që në pika të kontrollit që t’i furnizojnë policët me ushqim, por s’kemi lejuar.
Kjo ka ndodhë për shumë arsye, jo vetëm për shkaqe sigurie, por s’kemi dasht të marrim favore edhe pse qëllimi ka qenë i drejtë.
Munden të keqkuptohen shumë. Në këtë kohë përveç Njësisë Speciale, ne s’i kemi furnizu policët me ushqim. Ka qenë problem i tyre për zgjidhje, qoftë edhe duke marrë në shtëpi ose zgjidhje alternative
Ata e kanë bërë zgjedhjen e tyre për 12 orë, shumica e kanë marrë nga shtëpia”, ka thënë ai.
Tutje Qalaj thotë se kanë bërë kërkesë nga U.D i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, që të iu kompensohet shujta ditore prej 5 euro policëve për ushqim.
“Nëse i llogarisim në muaj për policët, janë 100 euro për polic, por Ministri i Financave sigurisht është duke shikuar dhe do të merr vendim”./Indeksonline