Kida jep lajmin e shumëpritur për adhuruesit

Adhuruesit e saj e presin me padurim ndonjë projekt të saj të ri dhe si duket kësaj pritje i ka ardhur fundi.
Kida ka lënë të kuptohet se ajo shumë shpejt do të sjell këngë të reja derisa ka pozuar nga studio muzikore.
“Ju të gjithë ishit duke pyetur për të, unë isha duke punuar për të”, ka shkruar këngëtarja ku shihet e veshur me stil dhe atraktive.
Kënga e fundit e lansuar nga Kida është “Moti” e publikuar edhe me videoklip, ndërsa se çfarë do të sjell këtë herë mbetet të shihet./Indeksonline/