75 Mall Live Search
00:10 / E Shtunë, 09 Maj 2020 / indeksADMonline

Bahtiri: 12 teste nga Mitrovica për covid19, të gjitha negative!

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i është gëzuar lajmit se të gjitha testet për covid19 nga komuna e tij kanë rezultuar negative.

Bahtiri ka thënë se shumë shpejt do kalohet kjo sfidë, porse duhet respektuar masat mbrojtëse.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Prej 12 testeve që janë bërë sot nga Mitrovica për COVID-19, të gjitha kanë dalë negative.

Së shpejti do ta kalojmë këtë sfidë, por shumë me rëndësi është t’i zbatojmë me përpikëri masat mbrojtëse sipas udhëzimeve të IKShP-së.

AB