Osmani kujton heroin e Kosovës, Ilir Konushevcin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 22 vjetorin e rënies se Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt.
Osmani e ka vlerësuar lart kontributin e Konushevcit duke e quajtur lajmëtar të lirisë.
“Sot, 22 vjet më pas, enigma e vrasjes së tij thërret ndërgjegjen tonë për ta zbardhur rastin, me besimin se liria pa drejtësi nuk ka kuptim!”, tha Osmani ndër tjera.
Postimi i plotë:
Në prag të çlirimit të Kosovës, Ilir Konushevci u bë lajmëtar i lirisë.
Ai u vra në misionin e tij fisnik përkrah mjekut tropojan Hazir Mala, teksa po sillnin pushkët e lirisë dhe në kohën kur përpjekja për lirinë e vendit jo vetëm që kishte marrë formë, por edhe ishte afër.
U vra në pritë në Bajram Curr, e fare pak para se të shkelë në Kosovë, në tokën për të cilën nuk rreshti së punuari kurrë!
Sot, 22 vjet më pas, enigma e vrasjes së tij thërret ndërgjegjen tonë për ta zbardhur rastin, me besimin se liria pa drejtësi nuk ka kuptim!
Sot Kosova është e lirë, e Iliri hero!
I përjetshëm qoftë kujtimi për Ilirin dhe të gjithë heronjtë e Kosovës!