75 Mall Live Search
17:00 / E Shtunë, 09 Maj 2020 / indeksADMonline

Publikoi videon prekëse duke ushqyer të atin e sëmurë, Morena tregon gjendjen shëndetësore të tij

Ditë më parë Morena Taraku publikoi një video ku shihet se i ati i saj është i sëmurë, teksa ajo po kujdesej për të.

Tani ajo ka treguar gjendjen shëndetësore të tij, pasi që ndjekësit e saj janë shqetësuar për të.

Ajo publikoi një imazh të babait të saj, duke treguar se videoja ishte bërë një vit më parë, teksa më tutje thotë se ai është mirë.

“Faleminderit për interesimin, videoja ishte e një viti më parë. Ai është mirë dhe po ia del shkëlqueshëm”, ka shkruar krahas fotografisë./Indeksonline/