Ahmeti: 3 rastet e reja janë familjarë të rastit të djeshëm

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se tre raste të reja në Prishtinë, familjarë të rastit të djeshëm.
Ahmeti bëri thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm në mënyrë që të mos ketë varër të re.
Po ashtu ai bëti apel që të mos dalin pa nevojë jashtë shtëpisë.
Njoftimi:
Plus tetë raste sot në Kosovë, e tre raste të reja në Prishtinë, familjarë të rastit të djeshëm. Kjo na tregon se duhet të jemi edhe më tutje të kujdesshëm në mënyrë që mos të kemi vatër të re që do të na kthente në masa më të rrepta.
Prandaj, përkundër motit të mirë, mos dilni pa nevojë në mënyrë që mos të lejojmë përhapjen nga rastet e reja.
Lajm i mirë janë 31 të shëruar nga virusi.
#rriNshpi