Ahmeti: Të gjitha rastet e fundit me COVID19 vijnë nga një klinikë private gjinekologjike në Prishtinë

Kryetari i komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë mesnatën e sotme në Facebook, ka dhënë informacione mbi rastet e fundit me COVID19, që rezultuan pozitiv, e që janë punonjës në një klinikë gjinekologjike në kryeqytet.
Ai ka thënë se nesër do të bëhen mbi 60 testime të kontakteve të rastit të djeshëm.
Ky është postimi i plotë i tij:
Tani kemi pak më shumë informata.
Rasti i djeshëm në Prishtinë dhe rastet e tjera sot jo vetëm në Prishtinë janë të gjitha nga një klinikë private gjinekologjike në periferi të Prishtinës. Pra edhe rasti i Obiliqit, Klinës dhe Gjilanit janë ose punëtorë ose familjarë të punëtorëve të Klinikës. Punëtorët shëndetësorë kanë pas të drejten e lëvizjes gjate pandemisë. Një numër i tyre punojnë edhe në institucionet publike shëndetësore.
Nesër do të bëhen mbi 60 testime të kontakteve të këtij rasti. Edhe këtë sfidë do ta kalojmë e ne si Komunë presim rekomandimet e IKSHP dhe Ministrisë së shëndetësise për izolimet e këtyre rasteve dhe ndalimin e përhapjes së virusit.
Këto raste të reja na tregojnë rrezikun që e kanë punëtorët shëndetësorë në punln e tyre.
Mos harroni në këtë fazë, së paku deri ta kuptojmë dhe kufizojmë edhe këtë rritje mos dilni pa nevojë dhe gjithmonë mos e harroni MASKEN dhe DORËZAT.
Prishtinë e Kosovë, ta kalojmë edhe këtë sfidë!
???
P.S. Detajet e tjera edhe për klinikën edhe detajet shëndetësore, origjinën dhe si ka ardh deri te kjo i japin IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë