75 Mall Live Search
18:44 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Manchester United vihet pas yllit të Ajaxit

Ylli i Ajax, Donnie Van de Beek është cilësuar njëri prej objektivave kryesor të Manchester United gjatë kësaj vere.

Jack Grealish i Aston Villa dhe Jude Bellingham i Birmingham City gjithashtu janë raportuar si blerjet e ardhshme të mundshme të ‘Djajve të Kuq’ sa i përket kësaj vere.

Mirëpo Van de Beek ka pas vete një përvojë të çmuar në Champions League dhe mund të jetë përgjigja ndaj rivalëve të City për mesfushorin e tyre, Kevin de Bruyne.

Vlera aktuale e  23 vjeçarit është mbi 40 milionë euro.

Fillimisht Djajtë e Kuq do të shohin nëse do të mund të shesin ndonjë lojtar, ku Pogba mund të arkëtoj të ardhura të mëdha. /IndeksOnline/