75 Mall Live Search
09:09 / E Hënë, 11 Maj 2020 / indeksADMonline

Elvana Gjata i dedikon këto fjalë nënës së saj

Ndonëse vëmendjen e publikut e ka mbajtur përgjithësisht vetëm tek jeta e saj artistike, Elvana Gjata ka zgjedhur që së fundmi me anë të disa fotove me mamanë e saj, Donika e cila në profesion është mjeke, të urojë ditën e nënës dhe t’i dedikojë asaj fjalët më të veçanta.

“Askush nuk do të dojë ndonjëherë aq shumë sa mamaja jote. Falenderim dhe përulje për të gjithë doktorët dhe infermierët për gjithçka që kanë bërë dhe bëjnë ende për ne në këto kohë të vështira. Heronj të vërtetë. Dita e nënës, Donika”, ka shkruar Gjata krah postimit të fundit ku si rrallëherë ka treguar një anë tjetër të saj me fotot e mamasë.

Kujtojmë se Elvana dhe mamaja e saj kanë një raport shumë të ngushtë mes tyre.