75 Mall Live Search
14:29 / E Hënë, 11 Maj 2020 / indeksADMonline

Vera Ora ka një këshillë për të gjitha nënat, në edukimin e fëmijëve

Vera Ora, nëna e këngëtares, Rita Ora, ka vendosur ta jap një mesazh domethënës pranë postimit të një fotografie.

Në imazhin e postuar shihen tre fëmijët e saj ndërsa foto është shkëputur nga arkiva.

Elena, Doni dhe Rita ndodhen duke u larë në një vaskë, në një moshë shumë të vogël.

Pranë postimit Vera i ka këshilluar nënat që gjëja e parë që duhet t’ua mësojnë fëmijëve është dashuria pakusht.

“Një nga objektivat kryesore të nënave është që t’i mësojnë fëmijët e tyre për dashurinë e pakusht. Urime dita e nënave për të gjithë mbretëreshat kudo që ndodheni”, u shprej Vera pranë postimit të fotografisë.