Babai i Mbappe ka kontaktuar me Klopiin, ylli francez po kërkohet nga Liverpooli

Sipas Le10Sport, Kylian Mbappe është shumë i impresionuar nga interesimi që ka shfaqur skuadra e Liverpool për të.
Babai i sulmuesit raportohet se ka zhvilluar bisedime trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp, por gjithashtu mësohet se ka qenë në kontakte edhe me bossin e Real Madridit, Zinedine Zidane.
Kylian Mbappe kohëve të fundit ka qenë i pakënaqur tek Paris Saint Germain dhe një largim i mundshëm është trumpetuar shumë javëve të fundit.
Megjithatë çdo lëvizje në merkato do të varet nga gjendja financiare e klubit pas pandemisë dhe shuma që PSG mund të kërkoj për lojtarin. /IndeksOnline/