75 Mall Live Search
17:46 / E Hënë, 11 Maj 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Heshtja e BE-së rreth idesë së ndryshimit të kufijve sjell pasiguri

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pasaktësia dhe qëndrimi tendencioz i Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell, lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve, ashtu siç është deklaruar dje në media, është e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Sipas tij, heshtja dhe toleranca e kryeqyteteve të BE-së për fleksibilitetin e idesë së ndryshimit të kufijve në Balkan sjell konfuzion dhe pasiguri.

“Heshtja dhe toleranca e kryeqyteteve të BE-se për fleksibilitetin e idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan nga Borell sjell konfuzion dhe pasiguri. Kurrë nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa një kornizë parimore”.