75 Mall Live Search
19:22 / E Hënë, 11 Maj 2020 / indeksADMonline

Barcelona i ofron pagë të lartë Lautaro Martinezit

Barcelona do që të rrëmbejë me çdo kusht Lautaro Martinezin, pasi nuk duan të besojnë vetëm te Luis Suarerzi.

Uruguiani ka patur probleme këtë sezon me dëmtimet pa harruar rendimentin e tij që nuk ka qenë shumë i lartë.

Bisedimet me Interin nuk janë aq të lehta, pasi zikaltrit nuk duan të largojnë Lautaron. Ata nuk kanë pranuar ofertën e parë të katalanasve që kanë dhënë 70 milionë euro plus kartonin e Semedos dhe Vidalit.

Interi e ka hedhur poshtë, ndërsa Barcelona ka bindur futbollistin. Ai do të përfitojë një rrogë prej 10 milionë eurosh në vit. Një shifër që e ka bindur yllin e ri të Interit krejtësisht pa harruar dhe dëshirën e tij të madhe për t’iu bashkuar katalanasve.