Zbulohet kushti kryesor për rifillimin e stërvitjeve dhe sezonit në Serie A

“Skuadra në karantinë totale dhe të përgjithshme në rastse vetëm një futbollist rezulton me koronavirus, pra i prekur nga Covid-19”.
Karantinë për 14 ditë për të gjithë skuadrën pa asnjë përjashtim, edhe nëse qoftë një pjestar i stafit rezulton pozitiv.
Kjo ka qenë kërkesa që komiteti tekniko-shkencor – sipas ANSA – i ka bërë federatës italiane të futbollit, ligës dhe sindikatës së lojtarëve dhe trajnerëve – në mënyrë që të jepet leja për të rinisur stërvitjet në datën 18 maj.
Natyrisht, tashmë fjala e fundit shkon për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili mund të prononcohet gjatë javës dhe të japë “dritën jeshile”.