Trepça 89: FFK nuk i ka shpërndarë mjetet sipas dedikimit nga UEFA

Po vazhdojnë polemikat e shumta rreth shpërndarjes se të hollave të marra nga UEFA për Federatën e Futbollit të Kosovës.
Pas trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar edhe klubi i Trepçës 89, shkruan IndeksOnline.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, klubi nga Mitrovica ka vazhduar me akuzat për FFK-në.
Sipas tyre drejtuesit e FFK-së nuk i kanë shpërndarë mjetet sipas dedikimit të UEFA-s dhe raportit financiar të publikuar nga UEFA për vitet 2017/18 dhe 2019.
“Që transparenca të jetë e plotë kemi këruar që te ketë një auditim të detajuar për mjetet financiare të FFK-së, nga data 1 korrik 2018 deri më 1 maj 2020”, shkruhej ndër tjerash në reagimin e Trepçës 89.
Ja reagimi i plotë: